", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/27/auto_-640-0-1751180066xtrump-1-2861756272147.webp", "width": 640, "height": 359 } }

'Taylor Swift dhe Travis Kelce janë fejuar', ja si reagoi Trump kur u informua nga gazetarja: U uroj shumë fat (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump është informuar për fejesen e këngëtares Taylor Swift me yllin e NFL-së, Travis Kelce nga gazetarët teksa ata kishin një takim në Shtëpinë e Bardhë. Trump menjëherë reagon duke iu uruar shumë fat në fejesën e tyre.

Ai theksoi se Kelce është një lojtar dhe një djalë i shkëlqyer. Trump nuk është kursyer me komplimetet edhe për këngëtaren të cilën e cilësoi si një person të mrekullueshëm.

"U uroj shumë fat. Mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyer, një djalë i shkëlqyer. Dhe mendoj se ajo është një person i mrekullueshëm", tha Trump.

Këngëtarja e popit, Taylor Swift dhe ylli i futbollit amerikan Travis Kelce njoftuan sot se janë fejuar dhe do të martohen. Në postimin e tyre të përbashkët në Instagram, çifti shkroi: “Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i palestrës po martohen.” Postimi u shoqërua me foto që tregonin Kelsen që i propozonte për martesë Swiftit, e cila mban një unazë në dorën e djathtë. 

View this post on Instagram

A post shared by BBC News (@bbcnews)