VIDEO/ Debutim me asist, Broja i jep frymëmarrje Burnley-t që në start

Armando Broja e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Bërnli, duke lënë gjurmë që në debutim.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua si titullar në përballjen e Kupës së Ligës kundër Derbi Kauntit dhe nuk vonoi shumë për të treguar vlerat e tij. Pas vetëm 4 minutash lojë, Broja mori topin në zonë, u shkëput nga mbrojtja kundërshtare dhe dhuroi një asist perfekt për shokun e skuadrës Ramsei, i cili e shndërroi menjëherë në gol.

Ky start i fuqishëm tregon vendosmërinë e Brojës për t’u bërë protagonist në fanellën e re dhe për të ndihmuar Bërnlin gjatë këtij sezoni. Për shqiptarët, është një sinjal inkurajues në prag të sfidave të rëndësishme që e presin Kombëtaren në muajt e ardhshëm.

Burnley - Derby 1-0