Po planifikonin sulme terroriste ndaj Kullës Eifel dhe sinagogave, arrestohen dy të mitur në Francë

Autoritetet franceze kanë arrestuar dy të mitur, 15 dhe 17 vjeç, të cilët dyshohet se planifikonin sulme të dhunshme terroriste, duke pasur si objektiva sinagoga dhe Kullën Eiffel.

Sipas gazetës "Le Figaro", arrestimet ndodhën në fund të korrikut dhe të rinjtë ishin me prejardhje arabe, banues në zonën e gjerë të Parisit.

Të miturit ishin njohur në një grup online propagande të Shtetit Islamik (ISIS) dhe dyshohet se ishin në fazën e përgatitjes për të kaluar në veprim konkret.

Burime gjyqësore kanë konfirmuar se ata hetohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale me karakter terrorist, ndërsa akuzohen për:

Planifikim aktesh të dhunshme

Tentativë për të udhëtuar në territore lufte për xhihad

Përhapje të propagandës xhihadiste

Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu se të rinjtë kishin filluar kërkime për blerjen e armëve në “dark web”, me qëllim kryerjen e sulmeve të mundshme.