Rrumbullaku: Çereku i Tiranës pa shkollë të mesme, por Rama i dha Carlos një truall shkolle

Pedagogu Oltion Rrumbullaku me një reagim të tij, ka vënë gishtin në problemin e madh të mungesës së shkollave në mesme në Tiranë.

Me një reagim në Facebook, Rrumbullaku shkruan se, çereku i Tiranës është pa shkollë të mesme dhe se qeveria e Edi Ramës, shkoi dhe i fali një truall shkolle Carlo leçjanit për të bërë një godinë për televizionin e tij privat.

‘Shikoni çerekun e Tiranës, njësinë 7 dhe Astir/Yzberisht, nuk kanë asnjë shkollë të mesme

Mes dy unazave kryesore dhe mes dy akseve kryesore (Dritan Hoxha dhe rr e Kavajës), ska asnjë shkollë të mesme dhe vetëm dy shkolla 9 vjecare

A po, kemi Report TV në truallin e shkollës së mesme, një televizion që i ka marrë lagjes një nga trojet e dedikuara për shkolla

Në 10 vitet e fundit janë ngritur vetëm në zonën mes unazave rreth 60 pallate mbi 10 kate dhe janë edhe rreth 40 pallate/shkallë në ndërtim

100 pallate * 10 kate * 4/5 apartamente janë rreth 4-5000 apartamente të reja me rreth 15-20 mijë banorë. Shto të njëjtin volum edhe në Astir’, shkruan Oltion Rrumbullaku në Facebook.

Trualli që ishte falur për shkollë, dhe u tjetërsua në një godinë private është denoncuar nga opozita dhe çështja është në SPAK.