SYRI TV/ Berisha: Rama ligj për grabitjen e pronave të ushtrisë, po asgjëson institucionet kushtetuese!
Lideri i opozitës Sali Berisha ka denoncuar sot projektligjin e përgatitur nga Edi Rama, për të përfshirë në administratë ushtrinë, diplomacinë dhe universitetet, që sot gëzojnë statusin e institucioneve kushtetuese. duke e cilësuar si një atentat mafioz ndaj Kushtetutës, Berisha u shpreh se qëllimi madhor i Edi Ramës me këtë projektligj janë grabitja e pronave të ushtrisë. Këto ndryshime ligjore, I kthejnë përfaqësitë diplomatike, seksione të partisë së krimit- theksoi kryedemokrati- ndërsa Universitetet do të humbasin lirinë akademike.
Nga SYRI TV
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me anë të projektligjit për administratën shtetërore kërkon të grabisë pronat e ushtrisë me anë të klientëve të tij.
Në konferencën me gazetarët, Berisha deklaroi se Rama po asgjëson institucionet kushtetuese, pasi plani i shpërndarjes së Forcave të Armatosura përbën sekret dhe firmoset nga Presidenti i Republikës.
Berisha denoncoi faktin se pajtimi i universiteteve me këto ndryshime të Edi Ramës është një akt vetëvrasës për lirinë akademike.
Lideri i opozitës u shpreh se me këto ndryshime ligjore, kreu I qeverisë përligj funksionimin e përfaqësive diplomatike si seksione të partisë së tij.
Sali Berisha deklaroi se vendi është kthyer në diktaturë autoritare që arreston liderët e opozitës në vit zgjedhor.
Me nisjes e sesionit politik, Berisha bëri me dije se Partia Demokratike do të mbledh forumet për riorganizmin e saj, ndërsa theksoi se Edi Rama nuk ka legjitimitet pasi këto zgjedhje ishin një farsë.