Edon Zhegrova pajiset me pasaportë shqiptare

Edon Zhegrova ka marrë një “bonus” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sulmuesi që luan për përfaqësuesen e Kosovës, është pajisur së fundmi me pasaportë shqiptare dhe tashmë quhet shtetas i vendit tonë, Shqipërisë.

Ky veprim i sulmuesit 26-vjeçar e afron edhe më shumë atë me një transferim në klubin e Juventusit.

Siç dihet prej kohësh, lojtarët shqiptarë në Itali nuk njihen më si të huaj dhe kjo mund ta afrojë më shumë Zhegrovën me “Zonjën e Vjetër”.