Kuvend, zgjedhja e nënkryetarit serb kalon në formatin e shortit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka marrë vendim që zgjedhja e nënkryetarit serb të kalojë në formatin me short.

Ai e ka arsyetuar këtë vendim duke e përmendur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar në vendimin e disa ditëve më parë se një kandidat mund të propozohet deri në tri herë.

Sllavko Simiq është propozuar tre herë dhe ka dështuar t'i marrë votat e nevojshme.

Njohësit e çështjeve të drejtësisë tërheqin vërejtjen se votimi i dy nënkryetarëve nga pakicat duhet të bëhet në pako dhe të mos ndahet sikurse tani.

Lexo dhe: Zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë shqiptare