Antonio Konte flet për sezonin e ri në Seria A: Interi ka qenë gjithmonë aty, Juventusi dhe Milani po kthehen

Në një intervistë me “Sky Sport”, trajneri i Napolit, Antonio Conte, foli për sezonin 2025-2026, i cili filloi me fitoren e napoletanëve ndaj Sasuolos.

“Ky do të jetë një kampionat shumë i ekuilibruar. Shoh rikthimin e tre skuadrave të mëdha, por për Interin nuk është një rikthim, ata bënë shumë mirë vitin e kaluar dhe kanë qenë atje për vite me radhë, duke pasur gjithmonë sezone të forta. Dy skuadrat e tjera të mëdha, Juventusi dhe Milani me siguri do të kthehen, ato kanë skuadra të forta dhe janë të pajisura për të bërë mirë. Do të duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë dhe pastaj do të nxjerrim përfundimet”, tha tekniku i Napolit.