‘Pse s’po flet?’ – Veliaj i dëshpëruar mundohet të kërcënojë Ramën për hapjen e Kutisë së Pandorës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paralajmëruar sërish Edi Ramën nga qelitë e burgut të Durrësit, ku ndodhet nën arrest për korrupsion dhe pastrim parash.
Veliaj pati kërcënuar disa herë kur ishte jashtë bosin e tij Rama se mos më burgos se do të të marr me vete, por këto mbetën vetëm fjalë.
Megjithatë mesa duket qelia e ka rënduar psikologjikisht dhe në komunikimet e tij me botën e jashtëme, ish-beniamini i Ramës vazhdon të komunikojë përmes TikTok, platformë që vetë bosi i tij e ka shpallur si “të dëmshme”. Në videon e fundit, Veliaj shfaqet kërcënuës: “Pse s’po flet? Kur të flas, do jetë lajm i madh.”
Burime pranë tij thonë se izolimi në burg po e bën të padurueshëm, ndërsa kujtojmë se në telefonata me familjarët ka kërcënuar ministrin Ulsi Manja, për të cilin është shprehur se do ta shkrij në shtatë breza. Ai ankohet vazhdimisht për kushtet e paraburgimit, duke thënë se ishte i rrezikuar nga të burgosurit me dënime shekullore.
Mesazhet e fundit të Veliajt lënë të kuptohet se ai po përdor mundësitë e fundit për të shantazhuar Ramën që ta zjerrë nga burgu duke dhënë shenja se do rëfejë për aferat që prekin direkt kreun e organizatës dhe strukturat që e fundosën politikisht. Një “Kuti Pandore” që nëse hapet, mund të trondisë jo vetëm Ramën, por gjithë elitën e PS-së.
Nga buzëqeshjet e dikurshme te protestat dhe paraburgimi, Veliaj duket sot një njeri politikisht i dëshpëruar, por në tentativë për të mos rënë vetë. Sinjalet janë të qarta: momenti për të treguar gjithçka mund të mos jetë larg. Po a ka këllqe Veliaj ta bëjë këtë? Deri tani ka treguar që jo.