Berisha: Edi Rama nuk ka legjitimitet, këto zgjedhje ishin një farsë e vërtetë elektorale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama nuk ka asnjë legjitimitet për të qeverisur vendin, pasi zgjedhjet që sollën këtë “pseudomazhorancë” ishin një farsë e mirëorganizuar.

“Nuk është çështje emrash, është çështje themeli: a ka Edi Rama legjitimitet për të qeverisur me një proces farsë? Kurrë! Mazhoranca e tij është produkt i një procesi të manipuluar, i ndërtuar mbi presionin, frikën dhe vjedhjen e votës,” u shpreh Berisha.

Fjala e tij:

Çështja që ju shtroni nuk mund të jetë kurrë çështje emrash, por çështje legjitimiteti. A ka legjitimitet Edi Rama të krijojë qeveri me farsë elektorale, unë të them kurrë. 

Kurrë nuk ka legjitimitet, mbasi pseudomazhoranca e tij përfaqëson mbi të gjitha interesat e Edi Ramës, karteleve të drogës, partisë-shtet në të cilën nuk ka zgjedhje normale.
Pra këtu nuk është çështja e personave, këtu është çështja e themelit. Këto zgjedhje ishin një farsë e vërtetë elektorale.