Lucas Vazques largohet pas 10 sezonesh nga Reali, gati transferimi te Bayer Leverkusen
Skuadra e Bayer Leverkusen ka arritur të befasojë të gjithë në fundin e merkatos së verës.
Gjermanët janë shumë afër nënshkrimit të Lucas Vazquez, një legjendë e Real Madridit.
Anësori spanjoll ka luajtur në dhjetë sezonet e fundit në “Bernabeu”, një ikone e skuadrës “Los Blancos”, klub me të cilin ka fituar gjithçka në karrierën e tij (38 gola në 402 ndeshje zyrtare).
Tashmë, në moshën 34-vjeçare, ai është një lojtar i lirë dhe ka pranuar të transferohet në Gjermani.
Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Erik Ten Hag, që do të ketë në dispozicion një lojtar me përvojë.
Sipas mediave, Vasquez, që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të Reali, pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, por nuk ka detaje për rrogën e tij.