Dimal Basha zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës, hapet rruga për formimin e qeverisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, shqiptaro - amerikani Dimal Basha, është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ai mori 73 vota pro. Kundër ishin 30 deputetë dhe tri abstenime.
Votat e kujt mori?
Basha arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një pjese të pakicave.
Pro emrit të tij votuan edhe një grup i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista Serbe votuan kundër.Për emërimin e kryeparlamentarit nevojiten të paktën 61 vota.
Zgjidhet ngërçi
Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar, ndërsa ishte emri i pestë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Dimal Basha është një shqiptaro-amerikan i lindur dhe rritur në Kosovë. Ai u zhvendos në SHBA në vitin 2007, ku mori diplomën e tij të parë dhe të dytë. Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate.
Lexo dhe: Një 'Amerikan' në krye të Kuvendit të Kosovës, Kush është Dimal Basha?