Gol dhe paraqitje fantastike, Arlind Ajeti zgjidhet në formacionin e javës në Turqi

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, po kalon një formë të mirë fizike teksa së fundmi ka shënuar edhe gol në Ligën e Parë turke.

31-vjeçari tundi rrjetën e Sakaryaspor në fitoren 3-1 të Bodrumsporit.

Falë paraqitjes së tij ai është përfshirë edhe në formacionin e javës në Turqi.