", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/26/auto_537704309_1283399119910193_1543060291115106877_n1756193996.jpg", "width": 900, "height": 599 } }

Fatmir Mediu ndan detaje nga vizita në Kiev: Takim me Presidentin Zelensky dhe diskutime për sigurinë e Ukrainës

Kryetari i Partisë Republikane, njëherazi deputeti Fatmir Mediu, në një postim në Facebook ka ndarë detaje nga vizita e zhvilluar në Kiev, Ukrainë, ku ai dhe grupi i deputetëve u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti Volodymyr Zelensky.

Mediu informon se vizita u përmbyll me takimin e grupit të deputetëve me Presidentin Zelensky ku u diskutua për Samitin e Alaskët Zrump-Putin, takimin e Washingtonit ndërmjet Zelenskit, Presidentit Trump dhe liderëve Europian.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe çështja e paqes në rajon, ku Presidenti Zelensky vlerësoi iniciativën e Presidentit Trump dhe përshëndeti qëndrimin e SHBA-së për ofrimin e garancive të sigurisë, të ngjashme me ato të nenit 5 të NATO-s.

Ai theksoi se garancia më e madhe për sigurinë dhe të ardhmen e Ukrainës mbetet anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Postimi i plotë në Facebook:

Kiev, Ukrainë

Vizita u përmbyll me takimin e grupit të deputetëve me Presidentin Zelensky ku u diskutua për Samitin e Alaskët Zrump-Putin, takimin e Washingtonit ndërmjet Zelenskit, Presidentit Trump dhe liderëve Europian.

Për sa i përket paqes ai vlerësoj iniciativën e Presidentit Trump duke përshëndetur qëndrimin e SHBA për garanci sigurie si ato të artikullit 5 të NATOs. Ai theksoj se garancia më e madhe është antarësimi i Ukrainës në NATO dhe Bashkimim Europian.

Mbas takimit ai postoj në twiter sa më poshtë: “Sot u takova me delegacionin e rrjetit parlamentar ndërkombëtar United for Ukraine. I falënderova për mbështetjen e tyre të vazhdueshme politike ndaj vendit tonë. Kjo është shumë e rëndësishme tani, gjatë luftës, dhe nuk do të jetë më pak e rëndësishme as më pas. Të gjithë duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Diskutuam për të ardhmen e Ukrainës, garancitë e sigurisë dhe rezultatet e takimeve në Uashington. Veçmas, u përqendruam edhe tek mënyra se si asetet ruse të ngrira mund të përdoren për rimëkëmbjen e Ukrainës.

Një zë i bashkuar dhe një qëndrim i përbashkët në Evropë kanë një rëndësi të veçantë. Jam mirënjohës ndaj parlamentarëve për mbështetjen dhe vizionin e përbashkët se Ukraina duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”