U vra nga bashkëshorti në sy të 4 fëmijëve, trupi i Marjolës sillet në Korçë, do të prehet në varrezat e qytetit
Mëngjesin e kësaj të marte është duke u kryer ceremonia e pritjes për viktimën Marjola Nakoleci e cila u vra nga bashkëshorti i saj rreth 4 ditë më parë në Volos të Greqisë.
Trupi i pajetë i saj u soll gjatë pasdites të së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.
Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36 vjeçares dhe ndodhen në gjëndje të rënduar psikologjike teksa kanë ndaluar kategorikisht praninë e mediave.
LEXO EDHE: Krimi monstruoz në Volos/ Ja çfarë do ndodhë me kujdestarinë e 4 fëmijëve
Ceremonia mortore pritet të kryhet rreth orës 11:00.