Zjarr i madh në Bogovë, flakët përhapen me shpejtësi
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Bogovë të Skraparit, duke shkaktuar alarm në komunitet dhe mobilizim të autoriteteve.
Zjarri ka shpërthyer në pjesën e sipërme të luginës dhe po përhapet me shpejtësi, i ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta të motit. Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike, flakët po përfshijnë një sipërfaqe gjithnjë e më të gjerë.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Beratit, Poliçanit dhe Skraparit, ndërsa mbështetja po jepet edhe nga forca të shumta policore dhe trupa të ushtrisë nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje.