Sulmuesi i Kosovës transferohet te Legia e Varshavës
Nis një aventurë e re për Ermal Krasniqin. Sulmuesi i Kosovës, sot është zyrtarizuar në klubin e tij të ri, pasi ka firmosur me Legian e Varshavës.
Lojtari, i cili u bë një emër i njohur falë paraqitjeve të tij me fanellën e Ballkanit në vitet kur klubi drejtohej nga Ilir Daja, në edicionin e fundit ishte pjesë e Spartës së Pragës në kampionatin çek.
Por gjatë kësaj dritareje të merkatos, ai është transferuar në klubin e njohur polak.
Sipas vetë njoftimit të Legia Varshavës, Krasniqi është me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes nga klubi polak.
Pas largimit nga Ballkani, Krasniqi ka luajtur dhe me CFR Kluzh dhe Rapid Bukureshtin në Rumani.
Futbollisti ka luajtur 8 ndeshje duke shënuar 2 gola me fanellën e Kosovës.