Moment i veçantë për mbrojtësin e Kombëtares U-19, konfirmohet për herë të parë në ndeshjen e Seria A

Sot është një ditë e veçantë për Adi Kurtin. Pasi u ftua për herë të parë nga ekipi i parë i Veronës në ndeshjen e Kupës, do të jetë i gatshëm për klubin italian edhe në ndeshjen e Seria A.

Verona përballet sot me Udinezen në sfidën e vlefshme për javën e parë. Dhe Kurti qëndron i gatshëm në stol.

Trajneri Paolo Zaneti tregon kështu besimin e tij te mbrojtësi i Kombëtares U-19.

Kurti, 19-vjeç, pret të debutojë në elitën e futbollit italian.