Zelensky: Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas mblidhen këtë javë për diskutime mbi samitin dypalësh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se po planifikon të diskutojë me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, përgatitjet për një takim të mundshëm me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Zelensky, gjatë një takimi të përbashkët në Kiev me Kryeministrin norvegjez, tha se zyrtarët amerikanë dhe ukrainas pritet të takohen për të diskutuar temën e takimit, si dhe garancitë e mundshme të sigurisë, gjatë kësaj jave.

Presidenti i Ukrainës theksoi se Kievi synon të sigurojë të paktën 1 miliard dollarë në baza mujore nga aleatët e tij për të blerë armë amerikane për përpjekjet e saj të luftës kundër Rusisë.

Nga ana e tij, kryeministri norvegjez Jonas Gaard Storeh tha se Norvegjia mund të kontribuojë në garancitë e sigurisë për Ukrainën në aspektin e mbrojtjes ajrore dhe sigurisë detare.