Osmani takohet me të rinj shqiptarë në Austri: Ata kanë një të përbashkët, dashurinë për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në Austri është takuar me të rinj shqiptarë.

Ajo ka thënë se ata e kanë një të përbashkët ‘dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë’.

‘Një gjeneratë që nuk njeh kufij!  Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë.’