Rrëzohet helikopteri në Angli, një i plagosur

Një helikopter është rrëzuar në ishullin e Wight në Angli. Helikopteri është rrëzuar në një fushë, ndërsa në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe ambulanca.

Një person raportohet të ketë mbetur i plagosur nga ky aksident ajror, dhe është dërguar në spital. Dëshmitarët kanë thënë se kishin parë që në bordin e helikopterit ndodheshin 4 persona.

Ndërkohë, shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk janë të qarta dhe për këtë ka nisur një hetim.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti ajror është mbyllur, ndërsa banorët e zonës janë udhëzuar që të kalojnë nga akse alternative.