Përfundon sherri Shabani - Lapaj, të dy me gisht në gojë: Mandatin e merr…
Përfundon sherri mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Mandatin nuk e mori as motra e Lapajt dhe as daja e Shabanit.
Kolegji Zgjedhor vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e KAS, i cili ia la mandatin e të parës në listë, Ana Dajkos, mamaja e kandidatit të “Shqipëria Bëhet” në Vlorë, Vasil Dajko.
Adriatik Lapaj ndryshoi sot kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin, dhe duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që mandati t’i jepet kushërirës së tij, që e kishte si motër Kleana Xhuveli dhe rrëzimin e vendimit të KAS-it, i cili e kaloi te e para në listë, Ana Dajko.
Në ankimimin e tij më 4 gusht në Kolegjin Zgjedhor, Lapaj kërkonte që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve. Ai kërkonte gjithashtu mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend si dhe të kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli, të cilën KQZ-ja e shpalli fituese.