Sherr mes dy familjeve shqiptare në Bari, 5 përfundojnë në spital

Dy familje shqiptare janë përfshirë në sherr në qendër të Cassano delle Murge, në provincën e Barit, me pasojë 6 të arrestuar, 5 prej të cilëve përfunduan në spital.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta por flitet se mes dy familjeve ka pasur një konflikti për motive të dobëta.

Në spital përfunduan pesë nga të dyshuar, të moshës midis 27 dhe 66 vjeç. Tre prej tyre pësuan lëndime më të rënda, ndërsa dy të tjerë më të lehta.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për të gjashtë personat e përfshirë në konflikt, shkruan media italiane.