Premier League/ Manchester United frenohet në transfertë
Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fulham, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Premier League.
“Djajtë” vinin pas humbjes 0-1 ndaj Arsenalit në javën e parë dhe duhej të reagonin me fitore ndeshjen e sotme, por nuk ndodhi kështu.
Në minutën e 33-të, United pati shansin e artë të kalonte në avantazh, por Bruno Fernandes gaboi nga penalltia.
Calvin Bassey pengoi brenda zonës Mason Mount, pas ndërhyrjes së VAR, jepet penallti për “Djajtë”, por goditja e Fernandes la shumë për të dëshiruar. Pjesa e parë u mbyll 0-0.
Në minutën e 58-të, Manchester United kalon në avantazh. Leny Yoro shënon me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Mbeumo, topi u devijua Rodrigo Muniz dhe përfundoi në rrjetë.
Në minutën e 73-të, pas krosimit në zonë nga Alex Iwobi, Emile Smith Rowe i sapo futur në fushë u tregua më i shkathët se mbrojtësit e United dhe barazon shifrat 1-1.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, sfida mbyllet 1-1.