Vasili akuza Ramës: Premtoi katër aeroporte, mbylli mandatin me vetëm një, ‘Rinasin’
Deputeti Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik dhe dështim në përmbushjen e premtimeve të bëra për infrastrukturën ajrore të vendit.
Në një postim të bërë në FB shoqëruar edhe me një video, Vasili rikujton premtimin e Ramës të bërë në vitin 2021 për ndërtimin e katër aeroporteve gjatë mandatit të tretë qeverisës. Sipas tij, ky premtim rezultoi një gënjeshtër, pasi në fund të mandatit në vitin 2025, Shqipëria vazhdon të ketë vetëm një aeroport funksional, Rinasin.
Sipas tij, Rama nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie për fjalët që thotë dhe për premtimet që bën.
Vasili e lidh dështimin e projekteve të infrastrukturës me ecurinë negative të sezonit turistik 2025, të cilin e cilëson si një "dështim të paralajmëruar".
Postimi i plotë në FB:
Kur genjeshtari as skuqet dhe as zverdhet!(VIDEO).
Rama premtoi me gojen plot ne vitin 2021 se do te ndertonte kater aeroporte deri ne fund te mandatit te tij trete.
Realiteti i ketij mashtrimi te Rames eshte qe ne vitin 2025, kur edhe mandati i tij i trete ka mbaruar, prap kemi nje dhe vetem nje aeroport Rinasin.
Qe te thote ndonje here, ndonje gje te vertete per Ramen eshte absolutisht e pamundur, sepse seriozitetin dhe pergjegjshmerine per ate qe premton ai nuk e njeh gjekundi.
Sezoni turistik sivjet ishte deshtim i paralajmeruar sepse turizmi me genjeshtra dhe me propagande idiote si kjo e Rames nuk behet kurre.
Kur genjeshtra dhe paaftesia behen bashke vetem prapambetje, injorance dhe varferi do te kete.