VIDEO/ Digjet gomisteria në Shkozet të Durrësit, flakët rrezikuan...

Një gomisteri në Shkozet të Durrësit është përfshirë nga flakët psaditen e kësaj të diele.

Si pasojë e zjarrit, korrespondeti i Syri TV, raporton se zjarri ka rënë në katin e parë të një ndërtese, ndërsa ta rrezikuar edhe katin e dytë të saj.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse dhe ato të policisë, ndërsa kanë bërë të mundur normalizimin e situatës.

Nga informacionet paraprake shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. 

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk është raportuar asnjë person i plagosur.