SYRI TV/ Grabitja në Durrës, të rinjtë qëllojnë me armë, policia kundërpërgjigjet, plagoset njëri, tjetri prangoset
Skena të ngjashme si në filma, janë zhvilluar gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Dy të rinj nga Shijaku, qëlluan me armë zjarri një patrullë policie, por efektivët iu kundërpërgjigjën me armë duke plagosur një nga të rinjtë Ardit Domi ndërsa tjetri u arrestua pak minuta më pas. Ngjarja ndodhi në afërsi të Vorës, ndërsa të rinjtë u ndoqën nga policia pasi po udhëtonin me një automjet të vjedhur, me të cilin kishin kryer një grabitje të dhunshme në Sukth në datën 21 gusht.
Syri tv
Rreth orës 1 pas mesnate, autostrada Tiranë-Durrës u shndërruar në skenë filmash Farëest. Të shtëna me armë zjarri, vjedhje, ndjekje nga policia dhe arrestime, kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Sipas informacioneve policore, dy të rinjtë Ardit Domi (28 vjeç) dhe Lorenc Çali (27 vjeç), kanë vjedhur një automjet në Durrës dhe e kanë përdorur për të vjedhur me dhunë një karburant në Sukth.
Dy autorët janë identifikuar nga policia dhe gjatë ndjekjes, makina e të rinjve ka dalë nga rruga. Gjatë kësaj kohe ata kanë hapur zjarr ndaj efektivëve. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, Domi ka mbetur i plagosur ndërsa, ndërsa shoku i tij Çali është vënë në pranga. 28-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur. Ngjarja e ka zanafillën në datën 20 gusht, kur një qytetar ka raportuar në polici se i kishin vjedhur automjetin në Sektor Rinia në Durrës. Pak orë më vonë, dy të rinjtë, me automjetin e vjedhur, rreth orës 3:40 minuta të mëngjesit të datës 21 gusht, kanë grabitur me dhunë shumë e lekëve të të xhiros nga një punonjës karburanti në Sukth.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar të vjedhjes së makinës dhe grabitjes, të cilët i ka pikasur pikërisht mbrëmjen e djeshme në atuostradën Durrës-Tiranë në vendin e quajtur “Çifligu” në Sukth. Për ngjarjen vijojnë hetimet, ndërsa ende nuk është zbardhur shuma e parave që dy të rinjtë nga Shijaku grabitën në pikën e karburantit në datën 21 gusht.