Bardhi mesazh për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Humbje e madhe për familjen, gazetarinë dhe shoqërinë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji.

Në një postim të fundit, Bardhi e cilësoi këtë humbje si një tronditje të madhe për familjen, mediat dhe gjithë shoqërinë shqiptare.

Ai i ka dërguar ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias.

‘Ndarja parakohe nga jeta e Artur Zheji është një humbje e madhe për familjen, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe!’, shkruan Bardhi.

Ndarja parakohe nga jeta e Artur Zheji është një humbje e madhe për familjen, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe!