Aksident i rëndë në Shkodër, plagosen 3 familjarët

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, nuk shtetasi V.A., ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, tek Ura e Vrakës, ndërsa si pasojë kanë mbetur tre familjarët.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik", tek Ura e Vrakës, shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit V. A., K. A., dhe L. A. (të gjithë familjarë), pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin V. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.