FOTO/ Arrestimi i Pandeli Nakolecit, dalin pamjet! Ja çfarë iu tha 40-vjeçari policëve grekë
Janë publikuar pamjet e arrestimit të 40-vjeçarit shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan e tij në sy të fëmijëve ditën e djeshme në Volos të Greqisë.
Nga pamjet e publikuara nga mediat greke, shqiptari qëndron i shtrirë në tokë dhe me pranga në duar.
Pamjet e publikuara nga protothema.gr tregojnë oficerët e policisë duke arrestuar 40-vjeçarin, i cili të premten (22/8) vrau gruan e tij 36-vjeçare para fëmijëve të tyre dhe më pas u arratis.
Sipas informacioneve të mediave greke, në fjalët e tij të para pas arrestimit, 40-vjeçari dukej i papenduar. Ai u tha oficerëve të policisë:
‘Gruaja ime më tradhtonte, çfarë duhet të bëja unë?’
Sipas asaj që është raportuar, 40-vjeçari u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal.
Ai ishte fshehur në një arë dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër.