Hoffenheim befasoi Leverkusenin në debutimin e trajnerit Ten Hag, një shqiptar lojtari i ndeshjes
Hoffenheimi i dha fund serisë prej pesë humbjesh radhazi kundër Bayer Leverkusenit me një fitore surprizë 2-1 në “BayArena”, duke i prishur debutimin trajnerit Erik ten Hag në Bundesligë.
Ndeshja nisi me emocione, pasi Tim Lemperle goditi shtyllën që në minutat e para. Leverkuseni megjithatë kaloi në avantazh me një gol të Jarell Quansah, afrim i verës nga Liverpooli, i cili shënoi me kokë pas një krosimi perfekt të Grimaldo-s.
Hoffenheimi reagoi shpejt dhe arriti barazimin me Fisnik Asllanin. Sulmuesi i Kosovës shënoi një gol të bukur me një diagonale të fortë, duke treguar vendosmërinë e ekipit të Ilzer. Në vijim, portieri Oliver Baumann u bë protagonist duke ndalur disa raste të rrezikshme të Leverkusenit, mes tyre edhe një goditje të fuqishme nga Hincapié.
Pjesa e dytë solli edhe momentin vendimtar: Lemperle, pas një kombinimi me Asllanin, lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca duke përmbysur rezultatin dhe duke shënuar golin e tij të parë me fanellën e Hoffenheimit. Leverkuseni tentoi të reagonte, por përpjekjet e Schick dhe Tella nuk u konkretizuan.
Skuadra e holandezit Ten Hag shfaqi mungesë ideje në fazën ofensive. Ndërkohë, Hoffenheimi merr tri pikë të arta dhe tregon se mund të lërë pas sezonin e dobët të kaluar. Lojtari i ndeshjes u shpall Fisnik Asllani i Hoffenheimit.
Rezulate