Ndarja nga jeta e Artur Zhejit – Tritan Shehu: Lamtumirë mik, qytetar e gazetar i rrallë!

Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit e Zhejit, duke e vlerësuar atë si një figurë të spikatur të gazetarisë shqiptare dhe një qytetar shembullor.

Gazetar korrekt, qytetar njerëzor në tiparet e sjelljet e tij. Miqësor e tolerant! Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, gazetarisë shqiptare, publikut të gjerë, miqve, të gjithëve! Do ta kujtojmë si një model!”, shkruan Tritan Shehu në rrjetin e tij social.

Humbja e Zhejit përbën një tronditje për median dhe publikun shqiptar, ku ai për vite me radhë kontribuoi me analizat, opinionet dhe profesionalizmin e tij.