Bie zjarr i madh në Rubik, ngel pa energji elektrike gjysma e Mirditës
Për shkak të rënies së zjarrit në N/Stacionin e Rubikut, për të mos rrezikuar jetën e personelit, është stakuar nënstacioni që furnizon me energji dy qytete dhe një zonë të madhe.
Sipas OSHEE-së deri në shuarjen e zjarrit dhe vendosjes së sigurisë së plotë nënstacioni do të qëndrojë i fikur.
Aktualisht pa energji elektrike janë qytetet e Rubikut, Rrëshenit dhe Kaçinarit.
Zjarrfikëset dhe grupet e OSHEE janë duke punuar për marrjen nënkontroll të nënstacionit.