Ndryshime edhe në emisionin 'Stop', ja kush do të largohet!

Në çastin kur përmbyllet një sezon televiziv menjëherë nis zhurma për ndryshime formatesh, por edhe stafi, edhe imazhesh.

Duket se këtë herë do të ketë ndryshime edhe në emisionin investigativ “Stop” . Në sezonin e ri së bashku me moderatorët Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj do të jenë dy velina të reja që do të zëvendësojnë Albën dhe Ensën. Ende nuk dihen cilat do të jenë velinat e reja në këtë emision në Tv Klan.