'Gazetarët në Shqipëri janë të rrezikuar!'– Doris Pack: Po hetojnë krimin dhe politikën

Doris Pack, ish-eurodeputetja e dhe njohësja e mirë e zhvillimeve në Shqipëri gjatë një interviste për News24 u shpreh se gazetarët në vendin tonë janë të rrezikuar.

Sipas saj, vendeve europiane u duhen gazetarët pasi me investigimet e tyre tregojnë atë që po ndodh dhe nxjerrin me fakte, lidhjet e krimit dhe politikës.

“Ne kemi nevoje për gazetarët, ata informojnë qytetarët në Gjermani në Shqipëri. Ne kemi nevojë për gazetarët që përpiqen të zbulojnë atë që po ndodh.

E dimë që janë në rrezik, e kemi parë. Në vendet e tjera gazetarët edhe vriten.
Por duhet të jemi të lumtur që kemi gazetarë që bëjnë investigime dhe që zbulojnë lidhet mes krimit dhe politikës.

Gazetarët janë ata që gjejnë faktet dhe unë shpresoj që gazetarët edhe në Shqipëri, në Gjermani apo dhe në Francës po bëjnë punën e tyre edhe pse ndonjë herë këtu në Shqipëri sidomos është e rrezikshme”, u shpreh Doris Pack.

INTEGRIMI NE BE

Duke folur për procesin e integrimit, ish eurodeputetja është shprehur skeptike për zhvillimet e fundit në vendin tonë, teksa tha se nuk nevojiten vetëm fjalët e mira për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Sipas Pack, nga mënyra se si po punon sot qeveria, Shqipëria nuk mund të hyjë në BE.

“Nga mënyra se si punon sot qeveria nuk mund të hyjë në BE.  Nevojiten me shumë se fjalët e mira. Ata duhet të shohin se çfarë është duke ndodhur, nëse është kështu nuk mund të hyni në BE, ju siguroj, Edhe pse nuk jam më pjesë e Parlamentit Europian,  i ndjek nga afër  zhvillimet dhe mendoj se nuk mund ta pranojnë një vend, që është lënë nga një numri madh i popullatës shqiptare, ata nuk largohen sepse nuk e duan vendin e tyre, por sepse frikësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Kështu që mendoj se kjo duhet të ndryshojë, patjetër që më pas do të të jetë shumë kënaqësi që të kemi Shqipërinë në BE. Unë s’kam shumë shpresë për anëtarësimin e Shqipërisë ne BE”, tha Pack.