Malësi e Madhe, dhunuan dhëndrin e tyre, arrestohen babai dhe dy djemtë
Në një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Flakë, Malësi e Madhe, tre persona u vunë në pranga pas dhunimit të dhëndrit të tyre për motive të dobëta. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndërhynë menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje dhe identifikuan autorët e dyshuar.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm. Ata dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasit A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.
Njoftimi i policisë:
Dhunuan për motive të dobëta, dhëndrin e tyre, vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë).
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:
u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.