U kap me kokainë, vajza e Eli Farës lihet në 'arrest shtëpie'

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë  për Roxhensa Kapuranin, e njohur edhe si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara.

Trupi gjykues mësohet se ka vendosur që  Marina Fara, të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Ajo u kap ditën e djeshme nga policia me 4.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjetin e saj. Sipas njoftimit të Policisë së Komisariatit të Vorës, gjatë kontrollit fizik shërbimet gjetën sasinë e drogës tek 39-vjeçarja.

“U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë,” thuhet në njoftimin e policisë.