DOKUMENTET/ Zbardhet kërkesa, Bashkia e Tiranës rrit çmimin e ujit. Ja sa do të paguajnë tani familjarët

Pak ditë më parë ishte ish-kryeministri Sali Berisha që deklaroi se Bashkia e Tiranës ishte duke ndërprerë ujin pasi po bëhej gati për të rritur çmimin.

Por sot kjo gjë është bërë një fakt i kryer. Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj ka bërë një kërkesë zyrtare për rritjen e tarifës së pagesës për ujin që do të konsumojnë familjarët, bizneset dhe kategoritë në vazhdim.

Bashkia ka renditur një sërë arsyesh që sipas saj duhet që të rritet çmimi i metër kubit të ujit.

Parashikohet se në vitin 2018 qytetarët e Tiranës të paguajnë të paktën 30 për qind më shtrenjtë ujin.