'Sanksione të mëdha dhe tarifa', Trump paralajmëron vendimin e madh mbi konfliktin Rusi-Ukrainë brenda dy javësh
Donald Trump ka lëshuar deklaratën e radhës në lidhje me qëndrimin e tij dhe SHBA-së ndaj konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë sërish jep një afat kohor.
“Mendoj se brenda dy javësh do ta di qëndrimin e Rusisë dhe, sinqerisht, të Ukrainës. Në atë pikë do të marr një vendim: do të jetë një vendim i madh që mund të përfshijë sanksione të mëdha, tarifa ose të dyja. Ne mund të mos bëjmë asgjë dhe të themi ‘është lufta juaj'”.
Donald Trump e tha këtë kur u pyet nëse mund të mos bënte asgjë nëse Vladimir Putin nuk ulet në tryezë. Presidenti më tej shtoi “Do të shohim kush është fajtor. Do të shohim nëse Volodymyr Zelensky dhe Putin do të takohen apo jo. Do ta dimë brenda disa javësh”.