Vlorë/ Aksident në zonën e Lungomares, dyshohet për disa të plagosur
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shpejt ekipet e emergjencës, përfshirë edhe ambulancën, e cila po jep ndihmën e parë për personat e plagosur.
Deri tani nuk ka informacion zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të të përfshirëve apo shkakun e aksidentit. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.