Dita e pestë/ Pse Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk e publikojnë kërkesën e Ols Dados
Sot bëhen plot 5 ditë që nga postimi i Erion Veliajt, një dokument pa firmë që i drejtohet GJKKO-së për të shpallur të pavlefshme hetimet ndaj kryebashkiakut, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit me 13 akuza për disa vepra të rënda penale.
Edhe pas 5 ditësh, Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk e kanë publikuar ende kërkesën e pretenduar prej tyre me firmën e prokurorit Ols Dado për një shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe as refuzimin e kësaj kërkese me firmën e Erion Veliajt. (Kërkesa nuk ekziston as refuzimi, njësoj si inceneratori i Tiranës)
Çfarë thotë Mero Baze pas bërjes publik të dokumentit me 175 pika në 77 faqe pa firmë.
“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ku është kërkesa me firmën e Ols Dados që sipas pretendimeve të Mero Bazes e nxjerr në konflikt interesi prokurorin?
Askund nuk po e shohim.
Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.
Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, pasi, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.
Ku është refuzimi me firmë i Veliajt për kërkesën e Ols Dados?
Pse edhe kanë kaluar 5 ditë Erion Veliaj dhe Mero Baze ende nuk e kanë publikuar kërkesën me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt?
Kur do ta publikojnë që të gjithë të shohin konfliktin e interesit për të cilin pretendojnë Erion Veliaj dhe “vegla” e tij Mero Baze?/ CNA