VIDEO/ Koka: Erion Veliaj një rrezik real për Tiranën dhe Shqipërinë, dosjet e tij inkriminuese
Gazetari Bledian Koka ka komentuar hetimet që po bëhen ndaj Erion Veliaj dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj nga ana e SPAK.
Gjatë bisedës në ‘Ora 19’ në SYRI TV, Koka është shprehur se, dosja e Veliajt është plot me prova inkriminuese.
Gazetari Koka u shpreh për moderatoren Armela Ferko se, Erion Veliaj duhet mbajtur aty ku është, pasi është një rrezik real për Tiranën dhe Shqipërinë.
‘Dihet fare mirë që Arbër Veliaj ka qenë mbreti i shpërndarjes dhe trajtimit të reklamave në media. Është një prej kompanive telefonike e cila kishte si nënkontraktor për shpërbarjen e reklamave Arbër Veliajn, merrte dhe tendera nga bashkia e Tiranës.
Unë do të doja ta shikoja, dhe të presim që hetimi të nxjerrë sa më shumë dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë skemë të madhe të korrupsionit dhe pastrimit të parave të Erion Veliajt, dhe jo vetëm të personave të targetuar.
Erion Veliaj është një qenie e korruptuar, një hajdut dhe një njeri i cili ka ndikuar që të mbyllet vrasja e një 16-vjeçari në atë që ishte landfilli model që paralajmëroi në 2016. Nuk mund ta harrojmë asnjëherë Ardit Gjoklajn.
Është fiks rasti i Erion Veliajt. Drejtësia kur do, mund ta gjejë dhe një shteg i cili mund ta dërgojë një keqbërës, jo domosdoshmërit për krimet e mëdha për të cilat akuzohet apo dyshuar, por për ta ndaluar aktivitetin e tij kriminal që avancon.
E vetmja gjë që duhet të kuptojmë me kohën, është që ky ishte një vullnet që vërtetë presioni politik dhe publik u ushtruar ndaj prokuroria dhe institucioni i akuzës e bëri për këtë qëllim dhe kjo mendoj se është e pranueshme.
Apo tjetra që diskutohet që, SPAK veproi për shkak të vullnetit personal të kryeministrit për te hequr një gur të radhës në këpucën e tij. Kjo do të ishte e dëmshme.
Por në çdo rast mbetemi në kuadrin e asaj që dosja për të cilën akuzohet Erion Velaij, provat dhe të dhënat që janë aty, janë inkriminuese që njeriun e çojnë në burg.
Duhej gjetur një mënyrë që të ndalohej Erion Veliaj dhe të mbahet atje ku është, sepse për mendimin tim ai ishte një rrezik real për Tiranën dhe për Shqipërinë, meqë kishte ëndërra për tu bërë i pari i këtij vendi’, tha gazetari Bledian Koka në SYRI TV.