'Një rrugë, shumë lote, asnjë përfundim', Dërvishi: Aksi Qukës–Qafë Plloçë simboli i zvarritjes pa fund
Gazetari Lutfi Dervishi në një postim në rrjetin social Facebook, hedh dritë mbi realitetin e zymtë të menaxhimit të projekteve publike në Shqipëri. Përmes një përshkrimi ai shpreh qartë mungesën e vizionit afatgjatë, zvarritjen e pafundme dhe keqadministrimin që karakterizon projektet madhore infrastrukturore.
Aksi Qukës–Qafë Plloçë, një projekt që ka nisur në fillim të mijëvjeçarit të tretë dhe ende sot, pas më shumë se dy dekadash, nuk ka përfunduar. Me sarkazëm të matur dhe të mbështetur në fakte, Dervishi shkruan:
“Është hapur plotësisht vetëm një pjesë e segmentit të dytë, të fazës së tretë, të lotit të katërt, që i përket etapës së pestë të aksit Qukës-Qafë Plloçë, nisur në dekadën e parë të mijëvjeçarit të tretë.”
Postimi: