Skafi përfshihet nga flakët në Potam
Një skaf është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në zonën e Potamit, duke shkaktuar situatë paniku mes banorëve dhe pushuesve në zonë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kontrolluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë publikun të ruajë distancën nga vendngjarja deri në fikjen e plotë të zjarrit.