Aksidenti në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë e moshuara që u përplas nga makina

E moshuara e cila u përplas paraditen e sotme në aksin Lin-Pogradec ka ndërruar jetë.

Mësohet se e moshuara nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. 

LEXO EDHE: VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lin-Pogradec, makina përplas të moshuarën dhe një fëmijë

Ajo u përplas së bashku me një vajzë të vogël teksa po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës.

Si pasojë e përplasjes e moshuara mori dëmtime të shumta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.