Sulmi masiv në Gaza/ BBC: Izraeli paralajmëron evakuimin e të gjithë popullsisë

BBC

Siç kemi raportuar, kabineti izraelit dje miratoi planet për një sulm masiv në Gaza.

Në një deklaratë me video gjatë një vizite në selinë e Divizionit të Gazës në Izrael, të enjten në mbrëmje, kryeministri Netanyahu tha se kishte miratuar "planet e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës dhe për të mposhtur Hamasin". 

Ai shtoi gjithashtu se kishte "urdhëruar të nisin menjëherë negociatat për lirimin e të gjithë pengjeve tona" dhe për përfundimin e luftës në Gaza sipas kushteve "të pranueshme për Izraelin".

“Këto dy çështje – mposhtja e Hamasit dhe lirimi i të gjithë pengjeve tona – ecin paralelisht,” shtoi Netanyahu, pa dhënë detaje mbi atë që do të përfshijë faza e ardhshme e bisedimeve.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë paralajmëruar zyrtarët shëndetësorë dhe organizatat ndërkombëtare që të përgatiten për evakuimin e planifikuar të gjithë popullsisë së qytetit të Gazës – rreth një milion banorë – drejt strehimoreve në jug, përpara se trupat të hyjnë në qytet.

Kjo ndodh pasi Hamasi pranoi të hënën një propozim të hartuar nga ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti për një armëpushim 60-ditor, i cili, sipas Katarit, do të përfshinte lirimin e gjysmës së pengjeve të mbetura në Gaza.