", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/22/auto_-640-0-1755841596xaeroskafos-malaisia-7281755841958.webp", "width": 640, "height": 359 } }

Përfshihet nga flakët avioni luftarak në Malajzi, rrëzohet disa sekonda pasi u ngrit

Një avion luftarak Boeing F/A-18 Hornet i Forcave Ajrore Mbretërore të Malajzisë u rrëzua të enjten në mbrëmje pasi u përfshi nga flakët pak sekonda pasi u ngrit. Pamjet video të kapura nga dëshmitarët okularë tregojnë avionin duke ecur në pistë kur shfaqen papritur shkëndija dhe disa sekonda më vonë u rrëzua. 

Dy pilotët në bordin e avionit thuhet se u nxorën nga avioni pak para rrëzimit. Sipas policisë lokale, dy pilotët u dërguan menjëherë në Spitalin Tengku Ampuam Afzan ku iu nënshtruan analizave.

Në deklaratën e saj, Forcat Ajrore Mbretërore të Malajzisë thanë: "Dëshirojmë t'ju informojmë për një aksident që përfshinte një F/A-18D Hornet në orën 21:05 të mbrëmjes më 21 gusht në Aeroportin Sultan Ahmad Shah në Kuantan. Ne po ndërmarrim veprime të menjëhershme dhe do t'ju mbajmë të informuar mbi zhvillimet e fundit."