Tudor shpërthen: Është çmenduri që kampionati nis me merkaton të hapur
Merkatoja e hapur ndërsa kampionati ka nisur është një prej gjërave më të vështira për t’u pranuar nga trajnerët. Këtë e konfirmoi edhe tekniku i Juventusit, Igor Tudor, i cili foli për këtë temë në një intervistë për “Sky”.
“Sinqerisht, kam parë shumë pak nga thashethemet që qarkullojnë, sepse të bëjnë të çmendesh – shpjegoi kroati. – Kjo gjë që merkatoja është ende e hapur ndërkohë që fillon kampionati është të paktën një çmenduri”.
Tudor nuk i kurseu fjalët e forta: “Të gjithë trajnerët çmenden nga kjo gjë. Duhet ta pranojmë, por nuk na pëlqen, sepse merkatoja të heq siguri, të jep pasiguri dhe të shpërqendron nga puna e përditshme me lojtarët që ke në dispozicion, gjë që është thelbësore. Për mua, do të ishte normale që merkatoja të mbyllej një javë para nisjes së kampionatit”.
Megjithatë, për skuadrën e tij puna ende nuk ka përfunduar: Juventus ka akoma shumë lojtarë për të larguar dhe vetëm dy përforcime të reja (Joao Mario dhe Jonathan David) krahasuar me sezonin e kaluar. “Çfarë do të ndodhë, do të ndodhë. Çdo trajner dëshiron të ketë lojtarët më të mirë të mundshëm. Ndonjëherë është e realizueshme, ndonjëherë jo – përfundoi i qetë trajneri bardhezi. – Duhet ta pranojmë, duke u përqendruar në fushë dhe tek ajo që kemi në dispozicion”.