Vdekja e turistes ruse në Ksamil, gjenden gjurmë, shoqërohen pronarët e disa skafeve

Disa persona janë të shoqëruar në lidhje me vdekjen e turistes ruse dje në Ksamil.

Burime nga prokuroria thanë se ekzistojnë dy pistat në lidhje me ngjarjen. Ajo aksidentale ose e goditur nga një mjet lundrues. Për këtë të dytën, janë shoqëruar disa persona që kanë mjete lundrues (skaf, motor).

Janë gjetur disa gjurmë (kryesisht të ngjashme me flokë), të cilat duhen ekspertuar. Por ... është prishur pajisja e ekspertimit në laboratorin e Policisë dhe ndoshta mund të rregullohet pas 3-4 javësh.