Përfundon pjesa e parë, Drita në epërsi ndaj Differdange 03
Pas 45 minutave të para në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita po kryeson ndaj Differdange 03 me rezultatin 1-0 në ndeshjen e play-off-it të Ligës së Konferencës.
Në fillim të takimit, Albert Dabiqaj dhe Arb Manaj patën disa raste shumë të mira për gol, por nuk arritën të gjenin rrjetën. Megjithatë, epërsia nuk vonoi shumë, pasi Dabiqaj shënoi golin vendimtar në minutën e 30-të, pas një topi të kthyer nga Veton Tusha.
Gjatë pjesës së parë, Drita krijoi edhe disa raste të tjera, duke demonstruar dominim të qartë në fushë. Në fund të pjesës së parë, Veton Tusha u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar.
Tani skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes, me pritshmëri për një pjesë të dytë të luftuar dhe të vendosur për të marrë avantazhin në këtë përballje.